• Home
  • Ehli bejti ne Kur'an
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
  • Kontakt

Sureja Sexhde (Fussilet)

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 6-7

“Mjerë për gjendjen e idhujtarëve, të cilët nuk e japin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“A mund të pranojmë se kërkohet zeqati prej idhujtarëve që i përshkruajnë ortak Allahut? Me idhujtar këtu nënkuptohen ata që i përshkruajnë ortak hak Imamit të parë (Aliut)!” 

Në një vend tjetër, Imami ka thënë:

“Ne jemi namazi që Allahu e përmend në librin e Tij! Ne jemi edhe zeqati, agjërimi, muaji i ndaluar, qyteti i ndaluar, kibleja e Allahut, Qabja e Allahut dhe fytyra e Allahut!”

 

Shpjegim:

Zeqati që përmendet në ajet ka të bëjë me pastërtinë e shpirtit që sigurohet duke u lidhur me velajetin. Në lidhje me idhujtarët, Allahu ka thënë: “… Vërtet idhujtarët janë të ndyrë” (Tevbe, 28).

Papastërtia që përmendet këtu ka të bëjë me errësirën që e kaplon shpirtin duke ia përshkruar ortak Allahut. E kundërta e kësaj është rruga e velajetit të Imam Aliut me të cilën njihet Allahu i vetëm. Zeqati që përmendet në ajet është vlera e lidhjes me Imamët e Ehli Bejtit. Përmes lidhjes me Imamët e Ehli Bejtit, të gjithë besimtarët do të ndëshkohen ose shpërblehen në ditën e Kiametit.

 

Tevili dhe tefsiri i ajeteve 27-28

“E, atyre që nuk besuan, Ne patjetër do t'u japim të përjetojnë dënim të ashpër dhe do t'i ndëshkojmë me më të keqen e asaj që punuan. Dhe ndëshkimi i armiqve të Allahut është zjarri; aty është vendi i tyre i përhershëm, si shpërblim për shkak se ata refuzuan argumentet tona”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Ata që nuk besuan u bënë të tillë duke e braktisur velajetin e Imam Aliut. Argumentet e Allahut që u refuzuan janë Imamët e Ehli Bejtit”

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 29

“Ata që nuk besuan thonë: O Zoti ynë, na i trego ata nga xhinët dhe njerëzit, të cilët na bënë të jemi të humbur, e t'i shkelim me këmbët tona dhe le të jenë prej më të poshtërve!”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Ata që i kanë devijuar njerëzit e xhinët janë i pari dhe i dyti! Ndërsa, i dyti është me të vërtetë shejtan!”

Shpjegim:

Kur të devijuarit do të dëshirojnë për t’i parë ata që i kanë devijuar, Allahu i Madhëruar do të mbajë në vendin më të thellë të Xhehenemit ata që e kanë marrë hakun e Ehli Bejtit nga dora e tyre.

Në ato errësira nuk do të mund t’i shoh askush. Këta kundërshtar, që do të gjenden në vendin më të poshtëm të Xhehenemit dhe që do të jenë prej më të poshtërve, do të jenë të rrethuar prej idhujtarëve.

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 30

“E, s'ka dyshim se ata që thanë: ‘Allahu është Zoti ynë’ dhe që mbahen fortë për një shteg të drejtë, atyre u vijnë engjëjt dhe u thonë: Mos u frikësohuni, mos u pikëllohuni, gëzohuni për xhenetin që ju premtohej”

 

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë:

“Kush e plotëson nënshtrimin e tij ndaj Allahut dhe ndaj Resulullahut, dhe që i përmbahet velajetit të Imamëve të Ehli Bejtit, padyshim është mbajtur fortë për shtegun e drejtë”.

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Për shtegun e drejtë mund të mbahet vetëm duke u mbajtur për velajetin e Imamëve të Ehli Bejtit”

Resulullahu (s.a.v.) ka thënë:

“Të mos pikëllohet besimtari se me vdekjen e tij do të jetë në humbje; dhe, të mos pikëllohet për familjen dhe për të afërmit që do t’i lë mbrapa. Kur engjëjt i shohin besimtarët të pikëlluar, mbas vdekjes së tyre, ata do të thonë: ‘Shiko lart!’ Dhe, kur të shikojë lart do ta sheh Muhamedin, Aliun dhe Ehli Bejtin e tyre të pastër në pozitën më të lartësuar. Engjëlli i vdekjes do t’i thotë atij: ‘A nuk i sheh ata? Ata janë zotërinjtë dhe imamët tuaj!

Ti do të qëndrosh afër tyre në pozitën e tyre dhe do të bisedosh me ata. A nuk je i kënaqur që këta t’i kesh si zëvendësim për atë që ke lënë në dynja’. Atëherë, besimtari do të thotë: ‘Po, jam i kënaqur!’ Allahu i Madhëruar ka thënë në lidhje me këtë: “E, s'ka dyshim se ata që thanë: ‘Allahu është Zoti ynë’ dhe që mbahen fortë për një shteg të drejtë, atyre u vijnë engjëjt dhe u thonë: Mos u frikësohuni, mos u pikëllohuni, gëzohuni për xhenetin që ju premtohej”

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 33

“E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: Unë jam prej myslimanëve?”

 

Resulullahu (s.a.v.) ka thënë:

“Mbas meje, Aliu është dera e udhëzimit dhe thirrësi kah Allahu! Ai është i sinqerti i besimtarëve. A ka ndonjë folës më të mirë të fjalës së bukur sesa ai që thërret në rrugën e Allahut dhe që bën vepra të mira?” 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 34

“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja”

 

Imamët e Ehli Bejtit kanë thënë:

“Ne jemi e mira dhe e keqja janë Emevitët”

Imam Muhamed el-Bakiri ka thënë: 

“E mira është të mos ia zbulosh fshehtësinë atij që nuk është i denjë për të. Ndërsa, e keqja është zbulimi i fshehtësisë atij që nuk është i denjë për të”. 

 

Tevili dhe tefsiri i ajetit 53

“Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t'u bëhet e qartë se ai është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?”

 

Imam Xhafer Sadiku ka thënë:

“Në botën e dukshme nuk ka argumente tjera përveç neve. Allahu i Madhëruar do të na tregojë neve në horizont”.

Sipas disa tevilëve tjerë që vijnë nga Imamët e Ehli Bejtit, Allahu i Madhëruar nuk do t’ia bëjë llogarinë asnjë njeriu pa ia treguar në veten e tyre të gjithë Imamët e Ehli Bejtit, që janë argumentet e Tij. Njeriu, ose do të besojë e shpëtojë përmes tyre ose nuk do të besojë e do të shkatërrohet përmes tyre. Argumentet më të mëdha të Allahut, Imamët e Ehli Bejtit, do të jenë të dukshme në horizont për të gjithë. Ata do t’i shohë e dëgjojë çdokush.

 

Këtu përfundon sureja Fussilet. Falënderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe përshëndetja e Tij qoftë mbi pejgamberin tonë dhe mbi Ehli Bejtin e tij të pastër.

 

  • 1. Sureja Hamd
  • 2. Sureja Bakara
  • 03. Sureja Al-i Imran
  • 04. Sureja Nisa
  • 05. Sureja Maide
  • 06. Sureja Enam
  • 07. Sureja Araf
  • 08. Sureja Enfal
  • 09. Sureja Tevbe
  • 10. Sureja Junus
  • 11. Sureja Hud
  • 12. Sureja Jusuf
  • 13. Sureja Rad
  • 14. Sureja Ibrahim
  • 15. Sureja Hixhr
  • 16. Sureja Nahl
  • 17. Sureja Isra
  • 18. Sureja Kehf
  • 19. Sureja Merjem
  • 20. Sureja Ta-Ha
  • 21. Sureja Enbija
  • 22. Sureja Haxh
  • 23. Sureja Muminun
  • 24. Sureja Nur
  • 25. Sureja Furkan
  • 26. Sureja Shuara
  • 27. Sureja Neml
  • 28. Sureja Kasas
  • 29. Sureja Ankebut
  • 30. Sureja Rum
  • 31. Sureja Llokman
  • 32. Sureja Sexhde
  • 33. Sureja Ahzab
  • 34. Sureja Sebe
  • 35. Sureja Fatir
  • 36. Sureja Jasin
  • 37. Sureja Saffat
  • 38. Sureja Sad
  • 39. Sureja Zumer
  • 40. Sureja Gafir (Mumin)
  • 41. Sureja Sexhde (Fussilet)
  • 42. Sureja Shura
  • 43. Sureja Zuhruf
  • 44. Sureja Duhan
  • 45. Sureja Xhathije
  • 46. Ahkaf
  • 47. Sureja Muhamed
  • 48. Sureja Fet’h
  • 49. Sureja Huxhurat
  • 50. Sureja Kaf
  • 51. Sureja Dharijat
  • 52. Sureja Tur
  • 53. Sureja Nexhm
  • 54. Sureja Kamer
  • 55. Sureja Rrahman
  • 56. Sureja Vakia
  • 57. Sureja Hadid
  • 58. Sureja Muxhadele
  • 59. Sureja Hashr
  • 61. Sureja Saf
  • 62. Sureja Xhuma
  • 63. Sureja Munafikun
  • 64. Sureja Tegabun
  • 66. Sureja Tahrim
  • 67. Sureja Mulk
  • 68. Sureja Kalem
  • 69. Sureja Haka
  • 70. Sureja Mearixh
  • 71. Sureja Nuh
  • 72. Sureja Xhin
  • 75. Sureja Kijame
  • 76. Sureja Dehr (Insan)
  • 77. Sureja Murselat
  • 78. Sureja Nebe
  • 79. Sureja Naziat
  • 80. Sureja Abese
  • 81. Sureja Tekvir
  • 82. Sureja Infitar
  • 85. Sureja Buruxh
  • 90. Sureja Beled
  • 91. Sureja Shems
  • 92. Sureja Lejl
  • 95. Sureja Tin
  • 97. Sureja Kadr
  • 98. Sureja Bejine
  • 99. Sureja Zelzele
  • 100. Sureja Adijat
  • 102. Sureja Tekathur
  • 103. Sureja Asr
  • 104. Sureja Humeze
  • 107. Sureja Maun
  • 108. Sureja Kevther
  • 112. Sureja Ihlas
  • Literatura
Politique des cookies
Déconnecter | Modifier
  • Home
  • Ehli bejti ne Kur'an
    • Sahabet në Kuran
    • Gjendjet e sahabeve gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.).
    • Kush janë Ehli Bejti?
    • Ehli Bejti në hadithe
    • Kurani dhe Ehli Bejti
    • Disa të dhëna të rëndësishme për librin e tefsirit
    • Pikëpamja jonë në lidhje me Kuranin
    • Shiitët dhe Mosndryshimi i Kur’anit Famëlartë
  • Tefsiri i Kuranit Fisnik
    • 1. Sureja Hamd
    • 2. Sureja Bakara
    • 03. Sureja Al-i Imran
    • 04. Sureja Nisa
    • 05. Sureja Maide
    • 06. Sureja Enam
    • 07. Sureja Araf
    • 08. Sureja Enfal
    • 09. Sureja Tevbe
    • 10. Sureja Junus
    • 11. Sureja Hud
    • 12. Sureja Jusuf
    • 13. Sureja Rad
    • 14. Sureja Ibrahim
    • 15. Sureja Hixhr
    • 16. Sureja Nahl
    • 17. Sureja Isra
    • 18. Sureja Kehf
    • 19. Sureja Merjem
    • 20. Sureja Ta-Ha
    • 21. Sureja Enbija
    • 22. Sureja Haxh
    • 23. Sureja Muminun
    • 24. Sureja Nur
    • 25. Sureja Furkan
    • 26. Sureja Shuara
    • 27. Sureja Neml
    • 28. Sureja Kasas
    • 29. Sureja Ankebut
    • 30. Sureja Rum
    • 31. Sureja Llokman
    • 32. Sureja Sexhde
    • 33. Sureja Ahzab
    • 34. Sureja Sebe
    • 35. Sureja Fatir
    • 36. Sureja Jasin
    • 37. Sureja Saffat
    • 38. Sureja Sad
    • 39. Sureja Zumer
    • 40. Sureja Gafir (Mumin)
    • 41. Sureja Sexhde (Fussilet)
    • 42. Sureja Shura
    • 43. Sureja Zuhruf
    • 44. Sureja Duhan
    • 45. Sureja Xhathije
    • 46. Ahkaf
    • 47. Sureja Muhamed
    • 48. Sureja Fet’h
    • 49. Sureja Huxhurat
    • 50. Sureja Kaf
    • 51. Sureja Dharijat
    • 52. Sureja Tur
    • 53. Sureja Nexhm
    • 54. Sureja Kamer
    • 55. Sureja Rrahman
    • 56. Sureja Vakia
    • 57. Sureja Hadid
    • 58. Sureja Muxhadele
    • 59. Sureja Hashr
    • 61. Sureja Saf
    • 62. Sureja Xhuma
    • 63. Sureja Munafikun
    • 64. Sureja Tegabun
    • 66. Sureja Tahrim
    • 67. Sureja Mulk
    • 68. Sureja Kalem
    • 69. Sureja Haka
    • 70. Sureja Mearixh
    • 71. Sureja Nuh
    • 72. Sureja Xhin
    • 75. Sureja Kijame
    • 76. Sureja Dehr (Insan)
    • 77. Sureja Murselat
    • 78. Sureja Nebe
    • 79. Sureja Naziat
    • 80. Sureja Abese
    • 81. Sureja Tekvir
    • 82. Sureja Infitar
    • 85. Sureja Buruxh
    • 90. Sureja Beled
    • 91. Sureja Shems
    • 92. Sureja Lejl
    • 95. Sureja Tin
    • 97. Sureja Kadr
    • 98. Sureja Bejine
    • 99. Sureja Zelzele
    • 100. Sureja Adijat
    • 102. Sureja Tekathur
    • 103. Sureja Asr
    • 104. Sureja Humeze
    • 107. Sureja Maun
    • 108. Sureja Kevther
    • 112. Sureja Ihlas
    • Literatura
  • Kontakt
  • Défiler vers le haut